Keita i Liverpoolit tregon për hjekat e tij në fëmijëri, si ishte rritur në rrugët e varfëra të Guineas
Ai mbante të veshur fanellën e skuadrës së Liverpoolit si fëmijë, por Naby Keita nuk do ta imagjinonte të luante ndonjëherë për skuadrën angleze jo derisa është rritur në shtetin afrikan të Guineas.
Nënshkrimi 52.75 milionë funtash nga RB Leipzig ka treguar tashmë cilësitë në mesfushë gjatë parasezonit që Liverpool është duke i zhvilluar.
Një mesfushor me një kontroll të madh, një vrapues i palodhur me aftësi të jashtëzakonshme për të gjetur pjesën e pasme të rrjetës, 23-vjeçari është i bekuar me talentin e tij.
Me gjithë talentin e tij, rruga e tij për të ardhur deri këtu ka qenë jo e lehtë.
I rritur në një mjedis të varfër dhe në një sistem politikisht të pasigurt në Conakry të Guineas, Keita do të luan futboll zbathur në rrugë, duke iu shmangur trafikut dhe herë pas herë i goditur nga makinat.
Por ai ka qenë i uritur për të qenë në krye, pa marrë parasysh pasojat, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.
“Ne luanim me çfarëdo që gjenim dhe luanim zbathur, ndonjëherë kur luanim me të vjetër, kisha këpucë të dëmtuar”, tha ai.
“Nuk kisha këpucë dhe ndresat që i kisha m’i kishin dhuruar. Të gjitha këto më kanë ndihmuar për të përparuar si një profesionist dhe unë tashmë nuk kam frikë nga asgjë në fushë”, u shpreh ai.
“Isha shumë i vogël, dhe kështu duhej të luftoja për gjithçka: Më erdh shansi për të luajtur, për të fituar respekt dhe kjo është arsyeja përse as makinat nuk mund të më ndalonin”.
“Është agresioni në pozitën time, në të cilën është shumë e rëndësishme për mua”.
Nëna e tij Miriam dhe babai Sekou ishin të sigurt se djali i tyre do të bëhej lojtar i madh.
“Ajo më shikonte kur çdo gjë që binte nga tavolina, qoftë kjo një shishe uji apo një portokall, do ta dribloja atë”, qesh ai.
“Çfarëdo që ishte në dysheme që unë mund ta godisja, do të argëtohesha me të. Pa marrë parasysh se ku ishte, do ta bëja këta”.
Si një fëmijë Keita u rrit si tifoz i Liverpoolit
Ai flet edhe për babain e tij i cili ishte një tifoz i flaktë i Liverpoolit.
“Para se unë të dija se çfarë ekipi ishte Liverpooli si fëmijë, ai ishte i çmendur pas tyre”.
“Ai më fliste rreth Stambollit, Steven Gerrardit dhe ndeshjeve të mëdha që ai i kishte luajtur”.
Si fëmijë, ai në moshën 16-vjeçare u zhvendos në Francë. Por fillimi i tij kishte qenë i vështirë pasi ishte refuzuar nga shumë skuadra franceze.
Guineani i ishte rekomanduar ish mesfushorit të Hibernian, Frederic Arpinon, i cili ishte drejtor sportive i FC Istres, me seli në jug të Francës.
Keita befasoi me lojën e mirë dhe menjëherë u aktivizua në ekipin e parë.
Brenda një viti, ai do ta gjente veten në klubin austriak Red Bull Salzburg, së bashku me Sadio Manen të cilët më vonë do ribashkoheshin në Liverpool.
“Ai më ndihmoi për gjithçka – në mësimin e gjuhës, krijimin e shoqërisë së re, duke eksploruar klubin dhe qytetin”, tha Keita.
“Sadio ishte shumë i rëndësishëm për mua, dhe akoma është! Për mua, ai është vëlla i madh. Ai vërtetë më mësonte gjëra të reja, për të përmirësuar dhe duke më shtyrë në rrugën që ai ndjekte. Ai është një shembull i mirë për mua”./Periskopi/




