Prizrenasi i ri realizon ëndrrën: Nga Shqipëria transferohet në ekipin elitar rus
Sot është konfirmuar lajmi për kalimin e mesfushorit të majtë Enis Gavazajt drejt ekipit të sapoinkuadruar në Premier Ligën ruse, Yenisey Krasnoyarsk, shkruan Periskopi.
Gavazaj për dy vite ka luajtur për ekipin e Skënderbeut nga Korça, i cili klub e ka të ndaluar për dhjetë vitet e ardhshme që të marrë pjesë në garat evropiane shkaku i dënimit që i kishte shqiptuar UEFA për trukime rezultatesh.
Gavazaj kishte shkëlqyer në Shqipëri, duke luajtur 53 herë dhe duke shënuar 3 gola. Së fundi, ai u shpall edhe kampion i Shqipërisë me ekipin e tij.
Paraprakisht, Gavazaj kishte bërë emër te akademia e Prishtinës, duke u transferuar te ekipi i njohur belg Gent në të cilin kishte luajtur shtatë herë.
Gavazaj ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje për Shqipërinë, të cilën e ka zgjedhur para Kosovës, por megjithatë ka bërë 11 paraqitje për shpresat e kësaj kombëtareje. /Periskopi.



