Qeveria vë nën mbrojtje 21 produkte vendore

Qeveria vë nën mbrojtje 21 produkte vendore

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për mbrojtjen me ligj të 21 produkteve vendore. Kësisoj, të gjitha pemët dhe perimet që hyjnë në Kosovë tani e tutje do të duhet të paguajnë një masë të përkohshme prej 30 për qind të vlerës doganore.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebook, ku është shprehur i lumtur për këtë vendim.

“Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot vendimin e propozuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për mbrojtjen më ligj të hiç më pak se 21 produkteve bujqësore. Ky është një lajm i madh për prodhuesit vendorë të pemëve dhe perimeve. Jam i lumtur që prodhuesit tanë do të kenë një mbrojtje dhe ata të ndihen të sigurt me produktet e tyre dhe të jenë të barabartë në konkurrencë. Kjo po ndodhë për herë të parë dhe shpresoj të ketë efekte pozitivë”, ka shkruar Limaj.

Ai thotë se është koha që njerëzit tanë, punëtorët dhe fermerët, ta ndjejnë dorën e shtetit.

Shpërndaje në: