Mbappe më shumë gola se Messi dhe Ronaldo bashkë në moshën e tij (Stat.)
Kylian Mbappe Lottin ka rrëmbyer vëmendjen e botës me performancat e tij briljante në Kupën e Botës “Russia 2018”. Ai arriti të shënonte tri herë në Botëror, dhe të fitonte Kupën e Botës si 19 vjeçar. Në Botërorin tjetër Mbappe do t’i ketë 23, ndërkohë që nëse shpëton nga lëndimet dhe forma e keqe, do të mund të luajë edhe në katër kampionate tjera botërore.
Kjo arritje bëhet edhe më e madhe kur dihet se Messi dhe Ronaldo, dy lojtarët më të mirë të dy dekadave të fundit nuk ia dolën mbanë që asnjëherë të shpalleshin kampionë bote me kombëtaret e tyre respektive.
Por, nuk është veç Kupa e Botës që e dallon Mbappen nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Nëse i shohim me kujdes statistikat e tij deri tash, si 19 vjeçar, del se ai është larg më i mirë se dyshja e shumëpërfolur. Madje, aq i mirë sa mund ka shënuar më shumë gola se kjo dyshe e bërë bashkë, dhe me statistika të nxjerra deri në moshën 20 vjeçare [e Mbappe i mbush 20 vetëm në fund të vitit].

Messi ka bërë deri në moshën 20 vjeçare 70 ndeshje e ka shënuar 26 gola. Cristiano ka bërë me dy ekipet e tij, Sporting dhe Manchester United 121 ndeshje dhe vetëm 20 gola. Ndërkohë që Kylian Mbappe i ka shënuar 48 gola për Monacon dhe Paris Saint Germain në vetëm 104 ndeshje. Dhe kjo statistikë mund të bëhet edhe më e mirë në muajt që vijnë – për ta bërë edhe më të pakrahasueshëm kamerunasin me dyshen që ka fituar dhjetë topa Topa të Artë së bashku.
Edhe sa i përket kontributit për kombëtare, Mbappe qëndron më mirë. Cristiano deri në moshën 20 vjeçare kishte bërë 29 ndeshje e 9 gola. Ndërkohë që Mbappe, tashmë ka bërë 8 gola në 22 ndeshje, 7 prej të cilëve vetëm sivjet. Messi ndërkohë kishte pasur 26 ndeshje e 8 gola./Periskopi



