Ronaldo kthehet në Madrid, bisedë interesante mes tij e një tifozi për largimin nga Reali
Cristiano Ronaldo është kthyer në shtëpinë e tij në Madrid, ku është pritur nga disa tifozë të Realit.
Ronaldo u largua pas nëntë viteve nga Santiago Bernabeu, për të provuar një sfidë të re. Ai u transferua në Juventus për 100 milionë euro, ku edhe u prezantua ditën e hënë.
33 vjecari mbrëmë është kthyer në shtëpinë e tij në Madrid, ku është pritur nga disa tifozë, të cilët e kanë pyetur se pse është larguar nga Reali.
Madje kishte një moment shumë qesharak, kur njëri i tha se nuk po besonte që po e shihte për herë të fundit.
Tifozi: Pse u largove? Faleminderit për gjithçka. Do të na mungosh. Nuk po më besohet se është hera e fundit që do të shohim.
Ronaldo: Hera e fundit? Jooo. Nuk do të vdes!
Ronaldo me Juventusin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 dhe do të përfitojë nga 30 milionë euro në sezon.



