“Largimi i Ronaldos nga Real Madridi është bërë për të qenë i motivuar”
Ish-futbollisti brazilian Kaka beson se largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi është bërë në mënyrën për të qëndruar i motivuar.
Ylli portugez u largua nga Real Madridi pas nëntë viteve për të nisur një sfidë të re tek skuadra kampione e Italisë Juventus, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.
“Mendoj se Cristiano është një lojtar me eksperiencë të madhe, si 33-vjeçar ai e kupton situatën shumë mirë”, tha Kaka.
“Vendimi për të lëvizur nga Madridi drejt Juventusit, ai është i vetëijshëm për vendimin. Ai e di kohën kur duhet lëvizur”.
Cristiano Ronaldo in Turin for Juventus medical ⚫️⚪️#UCL pic.twitter.com/FONch6jILB
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) July 16, 2018

“Të gjithë të cilët kanë pasur privilegjin të luajnë me të… në rastin tim, kisha privilegjin të trajnohem me të çdo ditë për katër vite”.
“Ronaldo do të mbahet në mend si njëri prej lojtarëve më të mirë në botë”./Periskopi/



