Ronaldo i dërgon mesazh Messit pas transferimit në Juventus
Cristiano Ronaldo insiston se ai nuk e sheh Lionel Messin si një rival pas transferimit të tij tek Juventus.
Dy lojtarët konsiderohen si më të mirtë në botë në dekadën e fundit ndërmjet rivalitetit të madh mes Real Madrditi dhe Barcelonës.
Ronaldo, i cili iu ka bashkuar kampionëve të Italisë për 100 milionë euro, është duke synuar që të përsërisë rekordet edhe me klubin italian duke fituar katër tituj kombëtarë me katër skuadra të ndryshme, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Kur është pyetur për rivalitetin e tij më Messin, Ronaldo tha “Nuk shoh lojtarë të tjerë si rival, kjo nuk është çfarë unë jam”. “Ishte një sfidë e mirë me Messin”.
“Të gjithë juve ju pëlqeu dhe kjo ishte interesante. Por unë kurrë nuk e kam parë atë si një rival”.
“Ju gjithmonë dëshironi të jepni gjithçka për ekipin tuaj”./Periskopi/







