Barcelona arrin marrëveshje me Rabiot

Barcelona arrin marrëveshje me Rabiot

Futbollisti francez ka pranuar të transferohet në Camp Nou.

Adrien Rabiot mund të jetë përforcimi i radhës i Barcelonës, e cila kërkon të ketë një mesfushë të denjë për sezonin e ardhshëm.

El Mundo Deportivo, shkruan se bisedimet mes klubit dhe agjentit të lojtarit kanë shkuar mirë dhe kanë arritur të merren vesh për kushtet që i ofron Barcelona atij, shkruan KosovaPress.

Tani Barcelonës i mbetet të dërgojë një ofertë zyrtare te Paris Saint-Germain dhe më pas të pres nëse do të marrë përgjigje pozitive nga kampionët e Francës.

Barcelona është e gatshme të paguajë 40 milionë euro për ta transferuar Rabiot në Camp Nou

Shpërndaje në: