Liverpooli e heq qafe Kariusin, arrin marrëveshje me portierin më të kërkuar të këtij afati kalimtar (Foto)
Liverpooli ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e Alisson Becker
Klubi anglez më në fund ka bërë një zgjidhje të duhur për portier pasi kanë arritur marrëveshje me Romën për Alisson Becker, shkruan Periskopi.
Portali i njohur anglez ‘Goal’ bën të ditur që Liverpooli do të paguajë 60 milionë euro plus 10 milionë tjera bonuse Romës.
Në ditët e ardhshme pritet që portieri brazilian të kryejë testet mjekësore në Melwood.
Për Alisson kanë qenë të interesuara edhe klubet e njohura si Chelsea e Real Madrid. /Periskopi/




