Edhe Messi ka një dobësi – Arsene Wenger shpjegon se lojtari i përkryer në futboll nuk ekziston
Arsen Wenger beson se në futboll nuk ekziston asnjë lojtar i përsosur, madje as Leo Messi nuk është i tillë
Lionel Messi ka fituar pesë herë ‘Topin e Artë’ dhe njihet si njëri nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave, por ish-trajneri i Arsenalit thotë që argjentinasi nuk është i përsosur dhe se edhe atij i mungon diçka, transmeton Periskopi.
“Nuk ka lojtar perfekt. Të gjithë kanë defekte. Për shembull, Messi është më i përsosur nga të gjithë, por edhe ai ka disa dobësi,” ka thënë ëenger.
“Nëse e analizoni lojën tuaj, ai nuk është shumë i mirë në ajër, ai nuk është i mirë as në mbrojtje,”. /Periskopi/



