West Hami e bën kaos Premier Ligën: 100 milionë euro transfere vetëm deri tash

West Hami e bën kaos Premier Ligën: 100 milionë euro transfere vetëm deri tash

Klubi nga London Stadium po bën bujë në tregun e transferimeve të kësaj vere duke sjellë në skuadrën e saj lojtarë mjaft të shtrenjtë, shkruan Periskopi.

Paraprakisht, ekipi që i shpëtoi rënies nga liga sezonin e fundit, arriti të siguronte shërbimet e trajnerit të mirënjohur kilen Manuel Pellegrinit.

Por, projekti i ekipit nga Londra Lindore duket mjaft ambicioz.

Ata kanë arritur që për 38 milionë Euro të transferojnë lojtarin e ndjekur nga Chelsea, Felipe Anderson. Pas tij, ata transferuan edhe yllin ukrainas të Dortmundit, Andriy Yarmolenkos për 20 milionë. 25 iu kushtoi nga Toulouse mbrojtësi me perspektivë Issa Diop. Ish portieri i Arsenalit dhe Swansea Cityt Lukas Fabianski u transferua për 8 milionë ndërkaq në fund erdhi edhe Fabian Balbuena për 4 milionë nga liga braziliane.

Pas këtyre transferimeve, West Hami bëhet një skuadër tjetër e aftë për t’iu shkaktuar vështirësi ekipeve të top-6shes./Periskopi

Shpërndaje në: