Lovren vuri medaljen e argjendtë në varrin e shokut të tij: “Kjo është medalja juaj”
Dejan Lovren nuk e harron asnjëherë qytetin e Karlovac, vend i cili e pranoi atë si refugjat kur ishte si fëmijë, ndërsa gjatë vizitës së fundit shkoi edhe te varri i shokut të tij, Miroslav Misic Minga
Lovren ka lindur në Zenica të Bosnjës dhe Hercegovinës nga prindër kroatë, por familja e tij u largua nga vendi dhe shkoi në Mynih kur filloi lufta në Bosnje, shkruan Periskopi.
Pas disa vitesh qëndrimi familja e Lovrenit nuk kishte dokumentet e nevojshme për të qëndruar në Gjermani dhe ata shkojnë në Kroaci, saktësisht në qytetin Karlovac, ku pranohen si refugjatë.
Ylli kroat dje ka vizituar Karlovacin ku edhe ka qenë te varri i shokut të tij, Miroslav Misic Minga, të cilit ia ka dedikuar medaljen e argjendtë të fituar në Kupën e Botës.
“Unë kurrë nuk do ta harroj Karlovacin, ishte qyteti i parë që më pranoi mua si refugjatë pas largimit nga Gjermania,” ka thënë Lovren.
Në pllakën përkujtimore të shokut të tij, Lovreni vuri medaljen e argjendtë dhe shkruajti “Kjo medalje është e juaja,”. /Periskopi/



