Xhaka vazhdon ta bëjë shqiponjën, kësaj radhe me një person te veçantë (Foto)
Granit Xhaka është në pushime me të dashurën e tij, Leonitën dhe tani ka postuar në Instagram një foto duke bërë shqiponjën
Ylli i Arsenalit pati paraqitje fantastike në Kupën e Botës ku momenti më i mirë i tij ishte goli i shënuar kundër Serbisë, shkruan Periskopi.
Xhaka festoi me shqiponjë pas supergolit të shënuar kundër Serbisë në Kaliningrad.
Tani Graniti ka bërë edhe një herë shqiponjën, por kësaj radhe me të dashurën e tij, Leonitën, me të cilën është duke i kaluar pushimet para se të rikthehet në Londër për t’u përgatitur për sezonin e ri me Arsenalin. /Periskopi/




