Cristiano Ronaldo flet për rivalitetin me Lionel Messin

Cristiano Ronaldo flet për rivalitetin me Lionel Messin

Cristiano Ronaldo, i sapoardhuri te Juventusi, ka folur për raportin e tij me legjendën e Barcelonës, Lionel Messin, duke thënë se kurrë nuk e ka konsideruar si rivalë yllin argjentinas

Ylli portugez pas nëntë viteve të kaluara te Real Madridi u largua nga ‘Santiago Bernabeu’ për ta vazhduar karrierën te Juventusi, shkruan Periskopi.

Ronaldo në një intervistë për ‘Ojogo’ ka thënë që nuk e ka pasur kurrë rivalë Messin ose ndonjë lojtar tjetër.

“Unë kurrë nuk kam pasur rivalitet me lojtarët, kurrë, pasi kjo nuk është pjesë e etikës sime,” ka thënë CR7.

“Juventusi do të tentojë që ta fitojë çdo ndeshje, por ne nuk do kemi rivalitet me lojtarët e Napolit ose të Milanit.

“Ata do të mbrojnë ngjyrat e klubeve të tyre në fushë dhe ne në fund do ta shohim se kush është më i miri,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: