Klopp nuk ndalet, pas transferimit të Alisson kërkon mbrojtësin që shkëlqeu në Botëror (Foto)
Liverpooli është i interesuar për Domagoj Vida
Domagoj Vida pati paraqitje të mëdha në Kupën e Botës dhe ai me kombëtaren e tij, Kroacinë arritën deri në finale ku u mposhtën 4-2 nga Franca, shkruan Periskopi.
Vida është pjesë e Besiktasit dhe tani po kërkohet nga klubi i madh anglez, Liverpool.
Sipas ‘Turles Fanatik’ Liverpooli ka bërë ofertë konkrete për mbrojtësin kroat.
“Kemi marrë oferta për Vida-n dhe jemi duke i konsideruar por kjo nuk do të thotë se ai do të largohet përfundimisht. Çdo lojtar ka çmimin e tij, por do të marrim një vendim përfundimtar në ditët e ardhshme,” ka thënë një zëdhëns i Besiktasit.
Sipas kësaj gazete anglezët kanë ofruar 25 milionë euro për Vidan.
Ndryshe, Liverpooli sot ka siguruar shërbimet e portierit Alisson Becker, i cili nesër pritet që t’i kryejë testet mjekësore në Melwood./Periskopi/




