Fillon urrejtja ndaj Ronaldos në Itali, në këtë qytet shiten letra tualeti me foton e tij (Foto)
Cristiano Ronaldo u transferua te Juventusi për shumën prej 100 milionë euro dhe ky transferim si duket nuk i ka pëlqyer tifozëve të Napolit
Transferimi i shekullit, ashtu u cilësua kalimi i yllit portugez te ‘Zonja e Vjetër’, shkruan Periskopi.
33-vjeçari në katër vitet e ardhshme do të luajë me Juventusin në Seria A dhe pritshmëritë që ai të ketë sukses janë të mëdha.
Por, në qytetin e Napolit ai është shumë i padëshiruar, krejt kjo nga rivaliteti që tifozët e kësaj skuadre e kane me Juventusin.
Në Napoli po shiten letra tualeti me foton e Ronaldos që ka të veshur fanellën e Juventusit. /Periskopi/.



