Tahir Batatina i kënaqur që e dërgoi talentin kosovar në një klub me renome botërore (Foto)

Tahir Batatina i kënaqur që e dërgoi talentin kosovar në një klub me renome botërore (Foto)

Mirlind Daku nga edicioni i ardhshëm do të luaj në Kroaci për skuadrën NK Osijek

Mirlind Daku shkëlqeu edicionin e kaluar me Llapin në Vala Superligë dhe tani ka bërë një hap të madh në karrierë duke kaluar te NK Osijek, shkruan Periskopi.

Tahir Batatina me anë të një postimi në Facebook e ka uruar Dakun për aventurën e tij të re dhe e konsideron Osijekun si klub me renome botërore.

“Urime skuadra e re Mirlind Daku .
Ndihem i lumtur dhe krenar që arrita të ngriti një lojtar në këtë nivel.
Ky është Titulli im i parë si Trajner që ti je në një klub me renome por, ky nuk është vetem hapi i par i yti por edhe i imi , një të aferme të shkurt nga” NK OSIJEK”Në një klub me renome botrore,” shkruan Batatina në Facebook.

Batatina edicioni e kaluar ishte trajner i Llapit, ndërsa tani ka një post të ri në klub, atë të drejtorit sportiv./Periskopi/

Shpërndaje në: