Ronaldo ia ‘kërsiti’ 20 mijë euro bakshish hotelit grek

Ronaldo ia ‘kërsiti’ 20 mijë euro bakshish hotelit grek

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka lënë bakshish një shifër 20 mijë euroshe në resortin grek. Futbollisti i njohur është shprehur se ka mbetur mjaft i kënaqur nga shërbimi, pasi e ruajtën edhe nga paparacët.

Ylli portugez së fundmi ka festuar tranferimin e tij nga Real Madrid te Juventus, duke kaluar disa ditë pushimi në një nga resortet më luksoze në Greqi. Cristiano Ronaldo zgjodhi resortin luksoz “Costa Navarino” në rajonin e Peloponezit pas eliminimit nga Kupa e Botës dhe ka mbeur i mahnitur nga shërbimi i tyre.

“The Sun”, shkruan se  stafi e ka ndihmuar Ronaldon të evitonte edhe paparacët e shumtë gjatë kësaj periudhe, dhe pikërisht për këtë fakt ai ka lënë një çek të madh si bakshish për t’i falenderuar.

Ylli i futbollit la 20 mijë euro bakshish për punonjësit e hotelit dhe i ka kërkuar stafit drejtues të resortit që kjo shifër t’i shpërndahej në mënyrë të barabartë të gjithë punonjësve, në shenjë falënderimi për përkujdesjen ndaj tij. Nuk është keq të punosh edhe si kamariere në një nga vendet ku Cristiano do të kalojë pushimet, si thoni?!

Shpërndaje në: