Samir Ujkani drejt transferimit në Turqi

Samir Ujkani drejt transferimit në Turqi

Portieri i përfaqësueses së Kosovës do të largohet nga Italia gjatë këtij afati kalimtar.

Samir Ujkani është shumë pranë transferimit në Super Ligën e Turqisë, më saktësisht te skuadra Rizespor.

Ai ishte pjesë e Cremoneses në Serie B në Itali. Transferimi është konfirmuar ditën e sotme nga mediat turke.

Te turqit Ujkani do të gjejë edhe sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi. Rizespor është rikthyer në Super Ligën turke.

 

Shpërndaje në: