Hamilton nënshkruan kontratë të re me Mercedes, bëhet britaniku më i pasur në nivel vendi

Hamilton nënshkruan kontratë të re me Mercedes, bëhet britaniku më i pasur në nivel vendi

Lewis Hamilton ka nënshkruar kontratën e re me Mercedes – që e bënë britanikun më të paguar me fitime 40 milionë funta brenda një viti.

Pavarësisht spekulimeve të muajve të fundit, britaniku dëshironte gjithmonë që të vazhdonte me Brackely, të cilët katër vitet e fundit janë duke e dominuar F1, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Hamilton tha “Kam qenë në familjen e Mercedesit që prej vitit 1998. Unë i jam gjithmonë mirënjohës për mbështetjen, dashurinë dhe mbrojtjen që më kanë ofruar për vite me radhë”.

“Jam shumë krenar për atë çfarë kemi arritur së bashku dhe madje shumë i gëzuar për të ardhmen”, shtoi ai.

Edhe bosi i Mercedes Toto Wolff dëshironte që 33-vjeçari të qëndronte tek ekipi anglez edhe për pesë vite.

Marrëveshja e re e Hamiltonit do të vazhdojë edhe për dy vite, deri në dhjetor të 2020, me mundësinë për të vazhduar edhe për një sezonë tjetër./Periskopi/

Shpërndaje në: