Prezantohet Enrique, paralajamëron ndryshime të mëdha në formacionin e Spanjës
Luis Enrique u prezantua sot si trajner i Spanjës dhe ka deklaruar që do të ketë befasi në formacionin e ‘Stuhisë së Kuqe’
Julen Lopetegui ishte trajner i Spanjës para se të niste Botërori, por vendimi për të kaluar te Reali i kushtoi me largim nga kombëtarja dhe më pas vendin e tij e zuro Fernando Hierro, shkruan Periskopi.
Hierro kreu detyrën e tij, drejtoi Spanjën në Botëror, por u eliminua nga Rusia dhe më pas edhe ky u largua nga kombëtarja.
Federata Spanjolle e Futbollit pas zhgënjimit në Botëror vendosi që Luis Enrique të jetë trajner i ardhshëm.
Ish-trajneri i Barcelonës ka bërë të ditur se do të ketë befasi në formacionin e Spanjës.
“Fjala dështim është shumë e keqe dhe kjo skaudër në bëri që të gjithë të na admironin neve, por kemi shumë gjëra tani për të përmirësuar,” ka thënë Enrique.
“Nuk do të ketë revolucion, por do të ketë ndryshime. Unë nuk mërzitem për moshën e lojtarëve, nuk ka rëndësi nëse futbollisti im është 30 vjeçar.
“Në listën time të parë sigurisht se do të ketë surpriza,”. /Persiskopi/



