Plisat hipokritë | Duan “bashkim kombëtar” por braktisin Prishtinën (Foto)
Prishtina pas pak minutash do të luajë përballë klubit nga Lukseburgu Fola Esch në kuadër të rrethit të parë të Kualifikimeve për Europa League, shkruan Periskopi.
Në ndeshjen e parë, ekipi i udhëhequr nga Mirel Josa, barazoi 0 me 0 në Luksemburg. Natyrisht, ekipi luksemburgas është i një niveli gjysmë-profesionist por kjo është një ndeshje me shumë rëndësi për Prishtinën dhe futbollin kosovar.
Siç shihet nga fotot e stadiumit Adem Jashari, Plisat mungojnë për t’i dhënë përkrahje ekipit kryeqytetas. Duket se në tribuna nuk janë as njëqind njerëz gjithsejt. Kjo është një mangësi e madhe për lojtarët e Prishtinës – që në rast të kualifikimit në raundin tjetër do të merrnin para të mëdha nga UEFA. /Periskopi 





