Ylli kroat afër kalimit te Bayern Munich
Ante Rebic është shumë afër që t’i bashkohet Bayern Munichut
Ante Rebic pati paraqitje shumë të mira në Kupën e Botës që u mbajt në Rusi dhe tani është afër kalimit te Bayern Munich, transmeton Periskopi.
Ylli kroat aktualisht është pjesë e Eintracht Frankfurtit dhe kartoni i tij në tregun e transferimeve vlerësohet rreth 30 milionë euro.
Për 24 vjeçarin interesim ka shprehur edhe Manchester United. /Periskopi/



