Trajneri i Kroacisë vërshohet nga ofertat
Nga i panjohur, në një ndër më të kërkuarit. Trajneri nënkampion bote ka nisur të joshet nga klubet e para.
Zlatko Dalic, i cili ka një marrëveshje parimore me Federatën Kroate (aktualisht përfiton 500 mijë euro në vit), kërkohet në Kinë dhe Korenë e Jugut.
Në Azi janë gati të bëjnë çmenduri, duke i ofruar një kontratë deri në 5 milionë euro në vit. Sigurisht që 51-vjeçari do ta marrë me qetësi gjithë këtë interes, pasi interes për të kanë shfaqur edhe në Angli.
Por as presidenti i Federatës Kroate, Davor Shuker, nuk është dorëzuar. Amund të vendosë që t’ia dyfishojë rrogën trajnerit, edhe pse është i ndërgjegjshëm se sërish do ta ketë të vështirë për ta bindur. “Do të flasim pas pushimeve”, tha Shuker, duke e evituar këtë temë.



