Ibrahimovic reagon për herë të parë pas bastit të humbur në Botëror, ka këtë mesazh për Beckhamin (Video)
Zlatan Ibrahimovic do të shkojë për ta shikuar një ndeshje të Anglisë në ‘Wembley’ me fanellën e ‘Tre Luanëve’
Gjatë Botërorit të mbajtur në Rusi ylli suedez vuri një bast me Beckahmin të cilën e humbi, transmeton Periskopi.
“David Beckham, nëse Anglia fiton të ofroj një darkë ku ta duash në të gjithë botën, por nëse fiton Suedia, ti do të më blesh çfarë të dua tek IKEA, ok?,” kishte thënë Ibra.
Beckham ishte përgjigjur në këtë mënyrë:
“Zlatan, nëse Suedia fiton, do të të çoj personalisht tek IKEA (kompania e famshme suedeze) dhe do të të blej çdo gjë që do të kesh nevojë për shtëpinë tënde në Los Angeles, por, nëse fiton Anglia, do të vish në “Wembley”, i veshur me fanellën e Anglisë, për të ndjekur një ndeshje të kombëtares, ku do të shijojmë një pjatë me peshk shoqëruar me patate në pushimin mes pjesëve.”
Anglia e mposhti Suedinë me rezultat 2-0 dhe fitues i bastit ishte David Beckham.
“David, ne vumë një bast. Unë humba. Unë do të vijë në Wembley për të shikuar një ndeshje të Anglisë me fanellë të Anglisë ku do të shijojmë një pjatë me peshk të shoqëruar me patate,” ka thënë Ibrahimovic./Periskopi/



