Ardhja e Ronaldos bën që Juventusi të shet biletat sezonale në kohë rekorde
Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi ka bërë që të gjitha tiketat sezonale të ‘Zonjës së Vjetër’ të shiten në kohë rekorde
Kampioni i Serie ka konfirmuar që klubi ka shitur të gjitha biletat sezonale të caktuara për sezonin e ardhshëm, transmeton Periskopi.
Në një komunikatë zyrtare në faqen e klubit konfirmohet se 23 mijë e 900 bileta janë shitur për sezonin 2018/2019.
Katër mijë prej këtyre biletave janë me qasje premium në stadium për sezonin e ardhshëm.
Rreth 95 për qind të këtyre biletave sezonale janë rinovime nga sezoni i kaluar, me pjesën tjetër të 5 për qind të biletave që u blenë nga antarët e regjistruar të klubit dhe asnjë bileta nuk do të jetë në shitje të përgjithshme.
Juventus season tickets have today sold out!
👏👏👏 Thank you for your support Bianconeri.
➡️ https://t.co/2Q709rxWk2 pic.twitter.com/LZa7WaxNug
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 19, 2018



