Prishtina zhgënjen ndaj ESCH Fola, eliminohet pas ekzekutimit të penalltive (Foto)
Prishtina është eliminuar nga Europa League pasi u mposht nga ESCH Fola në ‘Adem Jashari’ pas ekzekutimit të penalltive
Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Europa League ndërmjet Prishtinës dhe Folas pas 120 minutave përfundoi me rezultat 0-0 dhe kështu fituesi u zgjodh vetëm pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Periskopi.
Në penallti triumfoi Fola që mposhti Prishtinën me rezultat 5-4.
Kujtojmë që portieri i Prishtinës, Visar Bekaj priti tre penallti, por u tradhtua nga shokët e skuadrës që dështuan të shënonin. /Periskopi/




