Zyrtare: Alisson Becker nënshkruan me Liverpoolin (Foto)
Alisson Becker është transferi më i ri i Liverpoolit
Portieri i Romës ka kaluar me sukses sot testet mjekësore me Liverpoolin dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, transmeton Periskopi.
Klubi anglez ka paguar plotë 75 milionë euro për brazilianin dhe kështu Alisson bëhet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Roma e ka falenderuar 25 vjeçarin me anë të një video të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Twitter. /Periskopi/
Grazie di tutto @AlissonBecker e in bocca al lupo per la tua nuova avventura 🧤 pic.twitter.com/9gAcsEvd0a
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 19, 2018



