Prishtina do të fitonte një ‘mal me para’ nëse do të kualifikohej tutje në Europa League

Prishtina do të fitonte një ‘mal me para’ nëse do të kualifikohej tutje në Europa League

Me eliminimin në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës ndaj skuadrës luksemburgase Fola Esch, FC Prishtina humbi mundësinë të arkëtonte 350 mijë euro nga UEFA.

Bardhekaltërit humbën 5 me 4 në penallti të enjtën, pasi në dy ndeshjet ndaj Fola Esch nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi pa gola – që e dërgoi ndeshjen në penallti.

Mirëpo, përveç eliminimit, Prishtina humbi mundësinë që t’i mbushte arkat e klubit edhe me 350 mijë euro të tjera – të cilat do t’i pranonte nga UEFA në rast kualifikimi në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Sipas rregullores së UEFA-s për distribuimin e mjeteve në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Evropës, pjesëmarrja në raundin e dytë të kualifikueseve për Ligën e Evropës përkthehet në shpërblim prej 350 mijë eurove për klubet pjesëmarrëse.

Gjatë fushatës kualifikuese të këtij viti në Evropë, Prishtina arriti t’i arkëtonte 230 mijë euro nga UEFA pasi kaloi raundin para-kualifikues dhe po ashtu u shpërblye me 280 mijë euro të tjera për pjesëmarrjen në raundin e parë kualifikues ku u mposht nga Fola Esch.

Në rast se Prishtina do ta kalonte raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, atëherë do të ballafaqohej me skuadrën e njohur belge Genk, aty ku luan ylli kosovar Edon Zhegrova.

 

Shpërndaje në: