Zyrtare: Neymar konfirmon të ardhmen e tij
Neymar nuk do të largohet nga PSG
Ylli brazilian nuk e ka në plan që ta largohet nga kampioni i Ligue 1 dhe tani i ka dhënë fund spekulimeve për një kalim te Real Madrid, shkruan Periskopi.
“Unë do të qëndroj. Kam kontratë me PSG, kam zgjedhur këtë klub për gjëra të reja dhe për qëllime më të larta,” ka thënë Neymar.
“Unë nuk do ta ndryshoj mendjen time. Unë shpresoj që do të kemi një sezon të suksesshëm.
“Mediat kënaqen duke krijuar thashetheme, por të gjithë e dinë se sa më intereson PSG,”. /Periskopi/



