Tre formacionet e frikshme të Liverpoolit që do t’i shohim në sezonin 2018/19

Tre formacionet e frikshme të Liverpoolit që do t’i shohim në sezonin 2018/19

Pavarësisht pritshmërive tejkaluese në sezonin e kaluar duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, Liverpooli ka rritur skuadrën për sezonin 2018/2019.

Për këtë verë Jurgen Klopp ka blerë Naby Keita, Fabinho, Xherdan Shaqirin dhe portierin Alisson që këto ditë iu bashku Liverpoolit për 66, 9 milionë funta.

Lojtarët janë të gatshëm të impresionojnë në të cilën Jurgen Klopp është përpjekur të ndërtojë një ekip konkurent prej dy sezonave që drejton ekipin e Reds.

Me lojtarë të tillë si Mohamed Salah, Virgil van Dijk, Roberto Firmino, Sadio Mane dhe Jordan Henderson konsiderohen si shtylla kurrizore e Liverpoolit, por Klopp është fokusuar në përmirësimin e disa pozicioneve. Për shembull, porta e Liverpoolit shpesh është çarë si pasojë e gabimeve të portierëve Simon Mignolet dhe Loris Karius, dhe për këtë Klopp ka transferuar për shifra rekord murin brazilian Alisson.

Por, si do të luajë Liverpool në sezonin 2018/19? Më poshtë mund të njiheni me tre formacione që mund të luajë ekipi i Klopp.

1.XI e fortë e Liverpoolit për sezonin 2018/2019?

Liverpool line-up 2018/19 season - the strongest possible XI?

Fillimisht, Klopp mund të nis sezonin me këtë formacion për të mbuluar lëndimet dhe mbingarkesat në pozitat anash.

Pas mbërritjes së tij, pas paraqitjeve për kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës, Alisson do të jetë në XI e Liverpoolit, duke anashkaluar kështu Kariusin dhe Mignoletin të cilët ishin jashhtë formës së dëshiruar sezonin e kaluar.

Në mbrojtje, Dejan Lovren mund të mos jetë mbrojtësi më i mirë në botë, por ai i dha një ndihmë të madhe Koracisë për të arritur në finale të Kupës Botërore. Por një është e sigurt se transferi i janarit, Virgil van Dijk e ka të siguruar pozicionin si qendër-mbrojtës.

Në të dy anët e mbrojtjes, Klopp ka provuar me James Milner në të majtë, ndërsa në të djathtë me Trent Alexander-Arnold. Por ai ka zgjedhje të tjera me Nathaniel Clyne dhe Joe Gomez. Ndërkohë, dy mbrojtësit e majtë, Andy Robertson dhe Alberto Moreno do t’i sjellin më shumë konkurencë.

I vetmi ndryshim i sezonit të kaluar në mesfushë do të jetë me dyshen e re Naby Keita dhe Fabinho, ndërsa do të mbetet në qendër të mesfushës. Fabinho mund të sjell rehabilitet në anën defanzive që Liverpoolit i ka munguar për një kohë të gjatë.

2.Formacioni i dytë

Liverpool line-up 2018/19 season - the back-ups?

E tillë është forca e Liverpoolit, Klopp mund të aktivizojë një XI të dytë e cila do të ishte konkurente në Premier Ligë.

Lëndimi në sezonin e kaluar të Nathaniel Clyne nuk i ka sjellë shumë probleme Liverpoolit, por mungesa e tij ka kufizuar opcionet për të mbuluar në rast të lëndimeve të tjera. Shpesh në krahun e djathtë janë aktivizuar Joe Gomez, Joel Matip dhe Moreno.

Mesfusha do të jetë shumë e fortë me Georginio Wijnaldum, James Milner dhe Adam Lallana me 761 paraqitje së bashku në Premier Ligë.

Në të gjitha kompeticionet, Millner bëri 11 asiste dhe vetëm 8 asiste në Ligën e Kampionëve duke thyer rekord në kompeticionin më të madh evropian.

Ndërsa, sulmi mund të dominohet me Xherdan Shaqirin dhe Dominic Solanke të cilët pritet që të jenë si rezervuari i treshes së frikshme Mane, Salah dhe Firmino.

3.XI e Liverpoolit “Çfarë nëse?”

Me formacionin 4-2-3-1, Klopp mund të fusë transferimet e reja të ëndrrave duke lënë një ekip sulmues mbresëlënës.

Me Alissonin si portier i paprekshëm varësisht varianteve të ndryshme, nuk është domosdoshmërisht një pikë e dobët duke parë që ajo zonë është përforcuar dukshëm duke parë edhe konkurencën me Mignolet dhe Karius.

Si mesfushor defanzivë mund të akitivizojë Keita dhe Hendersonin.

Në fillim të verës, ishte folur shumë se Fekir do të jetë i Liverpoolit me disa raporte që pretendonin se ai ishte pajtuar me kushtet e ekipit nga Anfield./Periskopi/

Shpërndaje në: