Alisson zbulon mesazhin që ia dërgoi Salahu para transferimit te Liverpooli
Alisson Becker dje u zyrtarizua si lojtar i Liverpoolit dhe u bë portieri më i shtrenjtë në histori
Portieri brazilian i kushtoi Liverpoolit plotë 75 milionë euro dhe kështu ai bëhet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, shkruan Periskopi.
Alisson ka zbuluar mesazhin që ia ka dërguar Salahu atij para se të nënshkruante me Liverpoolin.
Të dy kanë qenë pjesë e Romës dhe ishin bashkëlojtarë për 12 muaj, me Salah që kaloi në ‘Anfield’ në vitin 2017, ndërsa Alisson ndoqi rrugën e tij në verën e këtij viti.
“Dje ai [Salah] më dërgoi një mesazh duke thënë: ‘Hej, çfarë po pret?’ Ndërsa negociatat ishin në një fazë të anavcuar, menjëherë iu përgjigja atij duke i thënë: ‘Qetësohu, unë jam duke ardhur!’ ,” ka thënë portieri 25 vjeçar. /Periskopi/




