Vinicius prezantohet te Reali: Erdha te klubi më i mirë në botë (Video)
Vinicius sot u prezantua si lojtar i Real Madridit
Klubi spanjoll e ka prezantuar talentin brazilian në ‘Santiago Bernabeu’, shkruan Periskopi.
Vinicius u shpreh mjaft i lumtur me kalimin te ‘Los Blancos’, por fillimisht ai do të jetë pjesë e Real Madrid Castilla.
🌱⚽ @vini11Oficial#WelcomeVinicius pic.twitter.com/C9d4B7vfIY
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 20, 2018
“E di që nuk do të jetë e lehtë të përshtatem me lojën këtu, por unë jam gati,” ka thënë Vinicius.
“Falënderoj familjen time për atë që kanë bërë për mua dhe për ëndrrën time, nuk do t’i zhgënjej.
“Për fat të mirë unë kam qenë në gjendje të zgjedh nga shumë klube të shkëlqyera, por kam zgjedhur klubin më të mirë në botë,”. /Periskopi/
🇧🇷 #WelcomeVinicius
😃 @vini11Oficial with a special fan… pic.twitter.com/OtPotBUx5Q— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 20, 2018



