Zyrtare: Samir Ujkani transferohet në Turqi (Foto)

Zyrtare: Samir Ujkani transferohet në Turqi (Foto)

Samir Ujkani ka nënshkruar me klubin turk Rizespor

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës pas 11 viteve të kaluara në futbollin italian ndërron ambient dhe tani do të jetë pjesë e kampionatit turk, transmeton Periskopi.

Rizespor u rikthye në elitën e futbollit turk dhe e kërkoi me ngulm Ujkanin, i cili nënshkroi kontratë tri vjeçare.

Ujkani te Rizespor do ta ketë bashkëlojtarë sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin, ndërsa së fundi ishte pjesë e Cremoneses. /Periskopi/

Shpërndaje në: