Evra i uron mirëseardhje Ronaldos në Juventus në mënyrën më fantastike (Video)
Patrice Evra duket i lumtur që Cristiano Ronaldo i është bashkuar ish-klubit të tij, Juventusit.
Francezi, që dikur ka luajtur bashkë me Ronaldon në Manchester United, i uroi mirëseardhje portugezit me një këngë të Andrea Bocellit, të cilën ia këndoi “Con te Partiro’’.
“Juventini, ju e keni lojtarin më të mirë në botë”, këndon Evra.
“E di, Roni”, shtoi ai pas këngës. “Ju i keni fituar pesë Topa të Artë, por Juventusi ju duhet të punojë kështu!”.
https://www.instagram.com/p/Blcl6TCFTdN/?utm_source=ig_embed



