Serbia nuk merr as vërejtje për diskriminimin që ua bëri karateistëve kosovarë

Serbia nuk merr as vërejtje për diskriminimin që ua bëri karateistëve kosovarë

Serbia ka shpëtuar pa “ther në këmbë” për diskriminimin që u bëri karateistëve kosovarë, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo gjatë muajit maj nuk lejoi karateistët kosovarë të marrin pjesë në Evropianin e mbajtur në Novi-Sad dhe për të ishte nisur një procedurë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Bordi i IOC-së, u mor me problemin në ditën e dytë të mbledhjes së mbajtur të enjten në Llozanë dhe e gjitha që bëri ishte rekomandimi për federatat ndërkombëtare të sporteve përkatëse, që në të ardhmen të mos ua besojnë organizimin e ngjarjeve Serbisë dhe Kosovës.

Rekomandimi i bërë nga KON-i është i papranueshëm për Kosovën.

Nga Kosova kërkohet që KON-i të gjejë një zgjidhje për t’ua kompensuar karateistëve pikët e humbura për normë olimpike për “Tokio 2020”.

Shpërndaje në: