Flet ylli brazilian: Ardhja e Ronaldos në Juventus do ta bëjë Seria A më të fortën në botë

Flet ylli brazilian: Ardhja e Ronaldos në Juventus do ta bëjë Seria A më të fortën në botë

Ylli brazilian Neymar pretendon se lëvizja e Cristiano Ronaldos në Juventus do të rindezë Serie A në një prej ligave më të forta në botë.

Ronaldo është transferuar tek gjigandi italian javën e kaluar pas qëndrimit nëntë vjeçar në La Liga me Real Madridin.

Super-ylli portugez la të kuptohet se ai dëshironte të largohej nga Los Blancos pasi e ndihmoi skuadrën spanjolle në kompletimin e katër titujve të Ligës së Kampionëve brenda pesë viteve, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.

“Largimi i Ronaldos drejt Juventusit do të ndryshojë futbollin italian”, tha Neymar.

“Edhe njëherë do të kthehet futbolli italian në fazën kur isha i ri”.

“Cristiano është një lojtar i madh, një legjend e futbollit, një gjeni, kështu e respektoj atë”.

Ronaldo në 438 ndeshje të luajtura me Real Madridin ka shënuar 450 gola në të gjitha kompeticionet, duke fituar La Ligan dy herë, dhe katër herë Ligën e Kampionëve./Periskopi/

Shpërndaje në: