Keita: Kam refuzuar Barcelonën dhe Bayern Munchen për Liverpoolin
Mesfushori ka zbuluar se ai ka refuzuar gjigandët e La Ligas dhe Bundesligas për t’iu bashkuar Jurgen Kloppit në Anfield.
Naby Keita ka refuzuar interesimin e Barcelonës dhe Bayern Munichut për të kaluar në Liverpool.
Keita ka kompletuar transferimin e tij pasi braktisi skuadrën gjermane RB Leipzig në këtë sezonë për 48 milionë funta.
Ylli 23-vjeçar i Guineas do t’i japë një freski mesfushës së Liverpoolit pas nënshkrimit të ri me Fabinhon, raportoi “Goal.com”, transmeton Periskopi.
Dhe Keita zbuloi se ai hodhi poshtë kampionët e La Ligas Barcelonën dhe atë të Bundesligës Bayern Munchen për të përfunduar tek finalistët e Ligës së Kampionëve.
“Është e vërtetë që ato skuadra që i përmendet kanë qenë të interesuara për mua”, u shpreh Keita. “Por një pjesë të madhe e ka luajtur edhe traneri”.
“Ne kishim një bisedë të mirë. Ajo çfarë më tha m’u duk projekt i mirë dhe më bindi. Mund ta shohë klubin se si është duke u rritur dhe për këtë kemi folur gjatë me Sadio Mane”.
“Sadio është sikur vëllai im. Ne kemi luajtur së bashku në Salzburg për nëntë muaj dhe kemi ndërtuar raporte të mira. Ne kemi qenë shokë të mirë prej asaj kohe. Ai më tregoi se çfarë klubi i madh ishte dhe se si ekipi po përparonte dhe kishte potencial të madh “./Periskopi/



