Një thumb për kolegët nga Capital T
Capital T në një postim në Instagram ka ftuar të gjithë këngëtarët që akoma nuk kanë lansuar këngë këtë fundjavë që të nguten para se të publikohet kënga e re e tij me Elvana Gjatën dhe 2po2.
“Hajde edhe kush mbet pa qitë këngë këtë vikend ngutuni. #Lejla nesër fiks në 19:00”, ka shkruar reperi.
Këtë fundjavë, këngë lansuan reperët e njohur Getinjo e Ledri Vula si dhe këngëtarja tjetër e njohur Samanta Karavella.



