Kush po ia puthë dorën Encës? (Foto)
Së fundmi këngëtarja ka qenë në Zvicër, ku ka mbajtur një koncert në qytetin Lucerne, gjersa sonte (e dielë) do të mbajë koncertin e saj të radhës në Londër.
Ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi, ku ka treguar se koncerti ka qenë mjaft i suksesshëm, gjersa salla ka qenë e mbushur plot.
Në fotografi shfaqet edhe një djalosh nga publiku, i cili në shenjë mirësjellje i ka puthur dorën Encës gjatë performancës së saj.
Enca tashmë është e njohur për provokimet dhe paraqitjen e saj, të cilat tërheqin shumë fansat e saj, veçanërisht gjininë mashkullore. /Telegrafi/




