Pas Ronaldos, Juventusi do një tjetër yll të Realit. Synohet nënkampioni i Botës
Pas Cristiano Ronaldos, Juventusi ka vënë në shënjestër një tjetër lojtar të Real Madridit.
Në Itali raportohet se trajneri Massimiliano Allegri u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të provojnë transferimin e Mateo Kovacic.
Italiani është një admirues i madh i mesfushorit kroat, i cili mund të zëvendësojë Miralem Pjanic në rast të largimit.
Kovacic te Real Madridi ishte transferuar nga Interi.



