Nicole Scherzinger shijon pushimet në Saint Tropez
Ata janë në lidhje gjatë tre vjetëve të fundit dhe duket se romanca mes tyre nuk po zbehet.
Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj Grigor Dimitrov dukeshin si dy zogj të dashuruar përderisa po shijonin rrezet e diellit dhe detin.
Dyshja po kalojnë disa ditë pushimi në plazhet e Saint Tropez.
Këngëtarja shfaqi fizikun e saj fantastik, e veshur në bikine të bardha.











