Presidenti i Bayern Munichut e quan m*t Ozilin

Presidenti i Bayern Munichut e quan m*t Ozilin

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, është i lumturi që Mesut Ozil është pensionuar nga Kombëtarja gjermane, duke thënë se mesfushori ka qenë një m*t për disa vite.

29-vjeçari e ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga Kombëtarja pas kritikave ndaj tij për shkak të një fotografie me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bashkë me Ilkay Gundogan, para fillimit të Kampionatit Botëror.

Ozili ka reaguar me tre deklarata të dielën duke e sqaruar arsyen e tij përse ka dalë në foto me Erdoganin.

Ndërsa Hoeness është shprehur i lumtur me pensionimin e tij nga skuadra e Gjermanisë.

“Jam i lumtur që kjo gjë mori fund. Ai ka qenë duke luajtur si një m*t për disa vite”, tha ai për Sport Bild.

“Ai e ka fituar një ndërhyrje para Botërorit 2014. Dhe tani ai dhe paraqitjet e tij të m*tit fshihen pas asaj fotografie”.

“Sa herë që Bayerni ka luajtur kundër Arsenalit, ne luajtëm nga ana e tij sepse e dinim që ai ka qenë pika e dobët e tyre”.

Ozili e ka bërë debutimin e tij me Gjermaninë në shkurt të vitit 2009 dhe ka 92 paraqitje, ku i ka shënuar 23 gola. Ozil e ka fituar edhe Botërorin me Gjermanin në vitin 2014 në Brazil.

 

Shpërndaje në: