Po vendoset emri i Fadil Vokrrit në stadiumin e Prishtinës (Foto)

Po vendoset emri i Fadil Vokrrit në stadiumin e Prishtinës (Foto)

Stadiumi i kryeqytetit i cili po vazhdon të rinovohet tashmë e ka marrë emrin e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri.

Në këtë fotografi shihet duke u vendosur emri i ri i stadiumit ku do të luajë klubi i Prishtinës dhe Kombëtarja e Kosovës.

Informacioni se stadiumi i kryeqytetit do ta bartë emrin e legjendës Vokrri është konfirmuar edhe nga zyrtarët komunalë të Prishtinës. Vokrri vdiq në muajin qershor të këtij viti dhe sot është shënuar ditëlindja e tij e 58-të.

Shpërndaje në: