Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve Drita mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës (Foto)
Drita do të luajë kundër F91 Dudelangen në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës
Kampiona kosovare përfundoi aventurën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve pasu u eliminua nga Malmo me rezultat të përgjithshëm 5-0, ndërsa tani do të vazhdojë me ndeshje të Ligës së Evropës, shkruan Periskopi.
Drita në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës do të takohet me kampionin e Luksemburgut, F91 Dudenagen.
Ndeshja e parë do të luhet më 26 korrik në Luksemburg, ndërsa ndeshja kthimit luhet pas një jave në ‘Adem Jashari’.
Në rast se skuadra kosovare arrin ta eliminojë F91 Dudelangen, atëherë në raundin e ardhshëm do të takohej me fituesin e ndeshjen Legia ëaesaëa – Spartak Trnava. /Periskopi/




