Sarri e nis me fitore aventurën te Chelsea (Video)

Sarri e nis me fitore aventurën te Chelsea (Video)

Chelsea ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Perth Glory në një ndeshje të karakterit miqësor

Maurizoi Sarri erdhi në krye të Chelseat javë më parë, ndërsa sot zhvilloi ndeshjen e parë si menaxher i klubit nga Londra, shkruan Periskopi.

Chelsea luajti kundër Perth Glory ku shënoi fitore me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Pedro Rodriguez në minutën e pestë.

Në këtë takim debutoi edhe transferi i Chelseat, mesfushori italian Jorginho, ndërsa Sarri luajti me formacionin 4-3-3./Periskopi.

Shpërndaje në: