Efekti CR7: Pogba dëshiron rikthimin te Juventusi
Paul Pogba dëshiron që të rikthehet te Juventusi
Ylli francez në vitin 2016 u largua nga ‘Zonja e Vjetër’ për të kaluar te Manchester United për shumën prej 120 milionë euro, shkruan Periskopi.
Sipas mediave spanjolle agjenti i Pogbas, Mino Raiola i ka thënë drejtuesve të Manchesteret se klienti i tij dëshiron të largohet nga ‘Old Trafford’.
Pogba që u shpall kampion bote me Francën në ‘Rusia 2018’ e pëlqen një rikthim te Juventusi dhe krejt kjo pasi dëshiron që të luajë përkrahë Cristiano Ronaldos. /Periskopi/



