Kur vitet janë thjeshtë numër, testet e fundit e vërtetojnë që Ronaldo duket si një 20-vjeçar (Foto)

Kur vitet janë thjeshtë numër, testet e fundit e vërtetojnë që Ronaldo duket si një 20-vjeçar (Foto)

Cristiano Ronaldo është pa diskutim lojtari më punëtor që ka parë ndonjëherë historia e futbollit.

33-vjeçari vazhdon ende ti çudisë të gjithë me fizikun e tij të pabesueshëm. Përpara se ai të transferohej te Juventusi një test mjekësor te klubi i Realit të Madridit tregonte lojtari ka një moshë biologjike prej 23 vjetësh.

Ndërkohë, testi më i fundit mjekësor te Juventus tregon se Ronaldo ka 7% masë dhjamore dhe një masë të paparë muskuli prej 50%.

Kujtojmë që portugezi ka arritur të kapë shpejtësinë 33.98 km/h në Kampionatin Botëror. Bazuar në këto të dhëna biologjike, ai tashmë krahasohet me një 20 vjeçar.

Shpërndaje në: