“Ata kurrë nuk do të më kuptojnë”, Neymar i përgjigjet kritikëve në lidhje me faullat qesharak
Sulmuesi brazilian Neymar ka refuzuar përhapjen e kritikave të shumta drejtuar tij për atë që po konsiderohet si lojtar teatral në fushën e futbollit.
“Mendoni se unë duhet të vuajë gjatë gjithë kohës? Jo, është e dhimbshme, të dhemb vërtetë”, u shpreh Neymar, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.
“Pas lojës më duhet të hidhja akull për katër ose pesë orë, është paksa e komplikuar por nëse ju nuk e përjetoni një gjë të tillë ju kurrë nuk do ta kuptoni. I pash shakatë, por i kam marrë me humor”, shtoi ai.
“Edhe dje kam postuar në Instagram një shaka me fëmijët në lidhje me të. Stili im i lojës është që të driblojë kundërshtar, nuk mund të qëndrojë para kundërshtarit dhe t’i them “i dashur, më falni dua të shënoj një gol”, nuk mund ta bëjë këtë”.
“Më duhet ta driblojë që ta lë pas, më duhet të përpiqem të bëj diçka dhe ai nuk do të më lejojë kështu do të provoj të më dëmtojë. Gjatë gjithë kohës unë jam i shpejtë dhe i lehtë se sa lojtarët e tjerë dhe ata përpiqen të më gjurmojnë, këtë duhet ta shehë referi”./Periskopi/



