Rregulli që Meghan Markle nuk guxon ta thyejë kur qëndron me mbretëreshën
Duke u martuar me princin Harry, Meghan Markle është dashur të mësojë shumë gjëra që nuk i ka ditur më herët. Prej dasmave e fejesave e deri tek udhëtimet, Meghan tani si pjesë e familjes mbretërore duhet t’i ndjek disa rregull.
Një traditë të cilën Meghan duhet ta ndjek me çdo kusht është ajo që nuk guxon të bie në gjumë para mbretëreshës
Sipas Sir William Heseltine, njëri nga sekretarët privat të mbretëreshës, kur anëtarët e familjes mbretërore qëndrojnë me madhërinë e saj, ata duhet të presin derisa ajo të shkojë të shtrihet të fle, e më pas mund të shkojnë edhe ata.
Të shkosh në dhomë para mbretëreshës është mosrespekt, ka thënë Sir William.
Mirëpo këtë rregull nuk e ka ndjekur princesha tashmë e ndjerë Diana.
“Për Dianën netët e gjata mbretërore, ishin agoni. Është një gjë me të cilën ajo ka pasur gjithmonë problem”, ka thënë ai.
Kujtojmë se javën e kaluar dukesha Meghan u kritikua mjaftë shumë, pasi që mendohet të ketë thyer një protokoll mbretëror për arsye se një politikan i Irlandës tha se 36 vjeçarja ishte e kënaqur me referendumin rreth abortit atje



